Shkodra: Kjo ndeshje fitohej vetëm siç e fituam ne!

Donjet Shkodra ka komentuar pas ndeshjes për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli” suksesin e arritur me Kastriotin. Mesfushori tregoi se ishte një ndeshje mjaft e vështirë për ta, kjo për shkak të terrenit, që nuk i lejonte të bënin lojën e tyre.

“Pas lëndimit të Musollit ishte një vend bosh, që duhej të mbushej dhe klubi e trajneri ma besuan mua. Është një pozicion më kontrollues dhe kam pak hapësira për të goditur. Sa për ndeshjen i pamë të gjithë kushtet e fushës dhe si shkoi takimi. E vetmja mënyrë për të fituar është kështu siç bëmë ne, me goditje standarde dhe me top të gjatë. E dinim se çfarë na priste, por jemi të lumtur që arritëm të fitonim”.

“Kam luajtur të gjitha ndeshjet që nga Kamza. Më kanë dhënë besim, por të shohim vazhdimësinë”.

“Si Dzaria, ashtu edhe Limaj janë lojtarë të mirë. Njëri është me moshë më të re dhe i duhet pak përvojë. Limaj ka cilësi, me të kam më shumë hapësirë për të shkuar para. Dzaria avancon më shumë përpara dhe në atë dyshe me të duhet të jem më i kontrolluar. Me të dy kam raporte të mira dhe është njësoj, nuk ka ndryshim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *