Plori: E mbyll me Kastriotin, ka ardhur koha për ndryshim!

Trajneri Elvis Plori ka deklaruar se do ta mbyllë këtu me Kastriotin. në prononcimin pas ndeshjes me Kukësin, tekniku shkodran është shprehur në “Gol pas Goli” se aventura e tij tek skuadra krutane mbyllet këtu.

“Thonë: ‘Fati ndihmon më të mirin’. Kukësi ka kualitet dhe nuk duhet t’i heqim meritat, por në këtë rast nuk vlen ajo thënie. Ne bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Ishim vendosur në mënyrë perfekte. Si grup skuadra luajti mirë, krijuam raste dhe shënuam. Në pjesën e dytë u futëm me këmbë në tokë, pasi e dimë se çfarë ekipi kemi. Mund të dyfishonim ndeshjen dhe do kishte një tjetër rrjedhë lojës. I përgëzoj për atë shpirt gare. Mungon eksperienca që ndikon dhe fakti se vijmë nga Kategoria e Parë”.

“Unë do ta mbyll me Kastriotin. Nuk më ka humbur besimi tek ekipi, por ka ardhur koha që të largohem. Duhet bërë një ndryshim. Diçka të tillë e kërkova edhe para tre javësh, por tani e kam vendosur. Nuk duhen vetëm lojërat e mira, por duhen dhe pikë. Një fytyrë e re mund të ndryshojë”.

“Jemi në sport dhe duhet ta marrim me sportivitet. Kam ardhur me një kulturë tjetër. Nuk kam qenë në presion nga drejtuesit. Kemi bërë gabime dhe ne, por që ndodhin kudo, disa afrime që nuk janë efikas. Është dashur një ndërhyrje më e fortë në mbrojtje, që të jepte garanci për skuadrën, pasi aty fillon gjithçka. Po ashtu dhe në sulm duhet të kesh buxhet që të kesh një “bomber”. Kam besim se do të vijnë pikët. Diferencën e bëjnë ndeshjet me skuadra si Kukësit. Nëse do fitonim do flisnim ndryshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online