Juventusi dhe Barcelona po duelojnë për afrimin e dy lojtarëve. Adrien Rabiot, mesfushori i PSG-së, është objektiv i italiane dhe spanjollëve. Pas janarit lufta do të jetë e madhe për të nënshkruar një parakontratë me mesfushorin francez.
Tani dueli ka nisur për Matijs De Ligt, mbrojtësin 19-vjeçar të Ajaksit. Juventusi ka bërë një lëvizje së fundmi, teksa është futur në kontakte me Mino Raiolën. Menaxheri i famshëm ka bërë marrëveshje me përfitim të madh me Juventusin shpesh, ndaj edhe pritet të jetë vendimtar në këtë tratativë për qendërmbrojtësin.
Te Juventusi e pëlqejnë shumë, pasi bëhet fjalë për një lojtar që është vetëm 19 vjeç, luan me të dy këmbët dhe mund të rritet akoma më shumë si lojtar. Madje De Ligt para disa kohësh ka qenë në Torino dhe ka vizituar klubin bardhezi. Gjithsesi Barcelona, por edhe Çelsi janë gati ta blëjnë mbrojtësin.
Ajaksi nga ana tjetër pret ta kthejë në ankand transferimin e De Ligt. Juventusi mund të paguajë deri në 55 milionë euro për të riun. Por gara me Barcelonë do ta çonte çmimin e holandezit në rreth 70 milionë euro. katalanasit duan me çdo kusht një mbrojtës qendre dhe De Ligt është ai që i “josh” ata.
Paratë nuk mungojnë në të dy krahët, ndërkohë që bardhezinjtë duan të shfrytëzojnë avantazhin e Mino Raiolës. Gjithsesi as ai nuk ka se çfarë i bën çmimit të mbrojtësit, duke parë interesimin e madh për të.