Eden Hazard padyshim është protagonisti kryesor i këtij fillim sezoni, për Çelsin e tij. Blutë e Londrës qëndrojnë në treshen e parë të Premier Ligë, në kuotë të barabartë pikësh me Mançester Sitin dhe Liverpul.
Hazard ka kohë që përflitet për një kalim te Reali i Madridit, pasi dhe ëndrra e lojtarit në moshë të vogël ka qenë që të luajë për madrilenët. Belgu është rikthyer të flasë përsëri për këtë çështje dhe siç raporton “Marca”, mesfushori ka hedhur poshtë një lëvizje në janar, por nuk e ka mohuar që sezonin e ardhshëm mund të jetë lojtar i Realit.
Belgu ka thënë gjithashtu se një lëvizje në Spanjë do ti jepte mundësinë atij të fitonte “Topin e Artë”, pasi fituesit e fundit kanë dal nga kampionati spanjoll.
“Është folur shumë për të ardhmen time, por në janar nuk do të ketë asnjë lëvizje. Një lëvizje për në Spanjë është e nevojshme për të fituar dhe “Topin e Artë”. Fituesit e fundit kanë dalë nga aty”, ka mbyllur deklaratën e tij belgu.