Adrien Rabio është nga më të kërkuarit në merkato. mesfushori francez i PSG-së del lojtar i lirë verën e ardhshme dhe janë disa klubet që janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij. Kryeqytetasit francezë janë munduar shumë që t’ia rinovojnë kontratë, por Rabio e ka ndarë mendjen: kërkon të provojnë një eksperiencë të re.
Juventusi është ndër klubet e para që ka shfaqur interes për shërbimet e mesfushorit. Në të shkuarën bardhezinjtë kanë goditur me lëvizjet me parametra zero. Pirlo, Pogba, Koman dhe i fundit Emre Çan janë lojtarë të marrë pa paguar asnjë qindarkë.
Të komentosh për cilësitë e tyre është humbje kohe. Por ka pasur edhe lojtarë që nuk kanë dashur të pranojnë një projekt sportiv që të nxjerr fitues. Vitsel zgjodhi milionat e Kinës para Juventusit. Rabio do të jetë pjesë e rëndësishme e një klubi dhe të fitojë trofe.
Barcelona e josh, Milani e ka ndjekur edhe për shkak se Leonardo e njeh mirë lojtarin. Por kampionët në fuqi të Italisë po lëvizin. Fabio Paratiçi të dielën ishte në Paris dhe aspak për turizëm. Rabio është objektivi.