Çelsi vijon formën e mirë në këtë sezon, teksa ditën e sotme triumfoi pastër 0-3 në transfertën e Sauthemptonit. Blutë e Londrës ndodhen në krye të renditjes së bashku me Liverpulin dhe Mançester Sitin në kuotë të barabartë pikësh, pas tetë javësh të luajtura.
Trajneri i londinezve ka meritat e tij për ecurinë e skuadrës, ku Çelsi ende nuk e ka provuar shijen e humbjes për këtë sezon. Gjithsesi Mauricio Sarri vijon të jetë modest dhe në intervistën e dhënë për mediat pas ndeshjes së sotme vijon të “fluturojë” ulët, duke qëndruar me këmbë në tokë.
“Pavarësisht fitores, mendoj se kemi nevojë të korrigjojmë disa gjëra. Kundërshtari ynë kishte 2 apo 3 mundësi mjaft të mira në pjesën e dytë dhe këto gjëra duhet të mundohemi mos t’i lejojmë. Do përpiqemi sa më shumë që këto episode të rregullohen. Vazhdoj të jem i mendimit që Liverpul dhe Siti janë më mirë se ne dhe ne po mundohemi të zvogëlojmë këtë distancë që kemi me ta”, përfundoi tekniku italian i Çelsit.