Benfika mposht Porton dhe tashmë komandon në Portugali

Është mbyllur kryendeshja e javës së shtatë në ligën e parë portugeze. Klasikja midis Benfikës dhe Portos është mbyllur me triumfin e “shqiponjave” të Benfikës, të cilët iu falën golit të sulmuesit zviceran Haris Seferovic.

Një fitore që ngjit Benfikën në vendin e parë, duke lënë pas Bragën dhe Porton. Ekipi nga “Da Luz” qëndron në krye me 17 pikë, po aq sa Braga, ndërsa Porto ka dy pikë më pak. Në minutën e 62-të u shënua dhe goli i vetëm i ndeshjes, ku pas një pasimi te Picit ishte Seferoviç, ai që shënoi golin e fitores për Benfikën.

Tetë minuta përpara fundit miqtë e Benfikës mbetën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të argjentinasit, Kristian Lema. Porto provoi deri në fund, të paktën të merrte një pikë nga kjo transfertë, por vendasit rezistuan deri në fund duke rrëmbyer fitoren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online