Riza Durmishi pësoi një dëmtim gjatë sfidës së Europa League midis Lacios dhe Ajntrahtit të Frankfurtit. 24-vjeçari me origjinë shqiptare, por që kontribuon për kombëtaren e Danimarkës, mund të qëndrojë një muaj pushim.
Anësori i majtë i bardhekaltërve u rrëzuar keq pas përplasjes me Da Kostën e Ajntrahtit dhe sot ka kryer një kontroll të specializuar mjekësor. Lojtari arriti paradite në klinikën e Paideias për kontrollin e krahut të djathtë, që ka pësuar një zhvendosje dhe Durmishit do i dihet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një muaj.
Një lajm i keq për trajnerin Simone Inzagi, pasi vetëm Senad Luliç mund të luajë në krahun e majtë për momentin. Lukaku nuk është rikuperuar ende, ndërsa Durmishi do të rikthehet në nëntor, kështu që boshnjaku do të jetë zgjedhja e vetme e trajnerit në krahun e majtë.