Një episod i veçantë ka ndodhur përpara fillimit të ndeshjes Udineze-Juventus. Një tifoz i vogël ka arritur të futet në fushën e blertë, për të takuar idhullin e tij Kristiano Ronaldon.
Vogëlushi i ka kërkuar një autograf yllit portugez, i cili ia ka plotësuar dëshirën dhe i ka dhuruar një përqafim tifozit special.
Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e dy golave për Juventus. Rodrigo Bentakur kaloi bardhezinjtë në avantazh në minutën e 33-të, ndërsa Ronaldo ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij pas katër minutash.