Humbja kundër Napolit në Champions League, me gol në fundin e takimit, ishte një zhgënjim për Liverpulin, por gjithsesi trajneri Jyrgen Klop e pranoi se disfata ishte e merituar dhe i ka bërë urime Napolit.
Më shumë se te humbja, Klop e ka mendjen te Nabi Keita. Mesfushori i talentuar, një ndër blerjet më të rëndësishme të viteve të fundit për The Reds, e nisi ndeshjen si titullar, por në mesin e pjesës së parë u zëvendësua dhe më pas u transportua për në spital.
Pas ndeshjes Klop nuk ishte fort i qartë: “Është një problem në shpinë, nuk e di qartë. Të presim”.
Frika ishte e madhe fillimisht, sepse u mendua ndonjë problem shumë serioz, por klubi doli me një komunikatë zyrtare ku sqaronte se Keita kishte dhimbje shpine dhe do të qëndrojë në spital në Napoli të paktën deri ditën e sotme.