Guardiola: Ne favoritë? Na mungon historia e Liverpulit dhe Milanit

Mançester Siti arriti fitoren e parë në fazën e grupeve, duke mposhtur në minutat e fundit Hofenhejm. Tre pikësh i rëndësishëm pas humbjes kundër Lionit në ndeshjen e parë.

Megjithatë, Pep Guardiola kërkon të mbajë ekipin me këmbë në tokë dhe kapet pas historisë. Kjo e fundit përkthehet në eksperiencë dhe është një nga “armët” e nevojshme për të triumfuar në Champions.

Ne jemi Mançester Siti dhe nuk kemi një histori pas krahëve. Për mua është e papritur kur dëgjoj të thonë që është e sigurtë që do të fitojmë Champions-in. E vlerësoj, por nuk besoj se është e vërtetë. Si ekip jemi në të njëjtin nivel me ekipet më të forta, por në planin historik jemi një shkallë poshtë klubeve si: Liverpul, ekipet spanjolle, Milan, ose Juventus”, përfundon spanjolli i stolit të Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *