Gjykata vendos për dopingun, Mutu duhet t’i kthejë milionat Çelsit

Nuk ka paqe për Adrian Mutu. Ish-ylli i futbollit rumun, i cili ka luajtur në serinë A me Interin, Veronën, Parmën, Livornon, Juventusin dhe Fiorentinën, humbi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, pas gjobës me vlerë 17 milionë euro të vendosur nga Çelsi, sepse lojtari rezultoi pozitiv me doping në periudhën kur luante në “Stemford Brixh”.

Një episod, i cili ka ndodhur 14 vjet më parë, por që vazhdon të bëjë të flitet edhe sot e kësaj dite. Mutu e kishte apeluar çështjen në Gjykatën e Strasburgut, me pretendimin se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, e në veçanti dy prej anëtarëve të saj, nuk ishin të paanëshëm.

Gjithashtu, sipas ish-futbollistit, gjoba financiare e vendosur nga klubi i Çelsit, shkelte disa të drejta të njeriut, mes të cilave respektin për jetën private të Mutu dhe familjes së tij, të drejtës për të mos i’u nënshtruar punës së detyruar dhe skllavërisë, si edhe respektin për pronën private.

Në verdiktin e saj, Gjykata e Strasburgut vendosi se CAS duhet të konsiderohet “një gjykatë e pavarur dhe e paanëshme” dhe i hodhi poshtë akuzat ndaj dy anëtarëve të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Gjithashtu, në vendimin e dhënë, theksohej se provat e paraqitura nga Adrian Mutu “nuk vërtetonin ekzistencën e shkeljes së jetës private dhe familjare dhe se ish-lojtari nuk i është nënshtruar për asnjë moment punës së detyruar dhe skllavërisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online