Kristiano Ronaldo ka thyer heshtjen në lidhje me akuzat për përdhunim që rëndojnë ndaj tij nga modelja amerikane Kethrin Majorga. Portugezi ka dalë me një deklaratë në rrjetet sociale, ku i cilëson akuzat ndaj tij si spektakël mediatik.
“Dënoj forcërisht akuzat që janë vënë ndaj meje. Përdhunimi është një krim djallëzor që shkon kundrejt çdo gjëje që unë jam dhe besoj. I gatshëm aq sa mund të jem, unë refuzoj të ushqej spektaklin mediatik të krijuar nga njerëz që synojnë të promovojnë vetën në kurrizin tim”, shkruhej në postimin e yllit të Juventusit.
I firmly deny the accusations being issued against me. Rape is an abominable crime that goes against everything that I am and believe in. Keen as I may be to clear my name, I refuse to feed the media spectacle created by people seeking to promote themselves at my expense.
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) October 3, 2018