Laçi pret Flamurtarin nesër dhe për trajnerin Artan Mërgjyshi do të jetë i gatshëm një nga afrimet më të bujshme të kësaj vere. Bëhet fjalë për mesfushorin Bojan Najdenov, i cili në ndeshjen me Kastriotin u ndëshkua me karton të kuq.
Maqedonasi e shleu pezullimin në ndeshjen me Kamzën dhe tashmë është gati për lojë. I takon stafit teknik të vendosë nëse do të luajë apo jo. Najdenov është një nga prurjet kryesore dhe pritet shumë prej tij.
Edhe te Kastrioti ka një rikthim të rëndësishëm. Mbrojtësi Emiljano Çela, i ndëshkuar gjithashtu me të kuq, do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Elvis Plori. Krutanët do të presin Tiranën në shtëpi dhe fitorja do t’u bënte shumë punë.