Mezani i prerë: Luftëtarit i bën punë vetëm fitorja!

Gentian Mezani e di shumë mirë që ndaj Kamzës nuk tolerohet rezultat tjetër veç fitores. Luftëtari i tij luan në shtëpi, renditet i fundit në klasifikim dhe pikët janë domosdoshmëri. Për këtë bluzinjtë do kërkojnë ta kalojnë me sukses këtë sfidë.

“Është një ndeshje ku fitorja është detyrim, sepse Kamza është rival direkt dhe fitorja na qetëson disi. Do të bëjmë më të mirën, me synim të vetëm pikët e plota”, u shpreh Mezani para mediave, ndërkohë që nuk do ta ketë ekipin të plotë.

“Kemi mungesa të rëndësishme, duke përfshirë Ramadanin, i cili është i pezulluar.  Por jam i sigurt që lojtarët që do të luajnë do të japin gjithçka, ndoshta edhe më shumë se titullarë si Ramadani e Aleksi, Ata duan të tregojnë se e meritojnë fanellën dhe pse jo ta ruajnë vendin në formacion”, shtoi trajneri vlonjat.

Një temë e diskutuar ishte edhe gjykimi dhe Mezani nuk i druhet: “Absolutisht jo, nuk i druhem. Edhe ndaj Kukësit u ankova pas ndeshjes, por jo për gjykim të keq, më shumë sesa për të kërkuar ndoshta një arbitër me pak më shumë eksperiencë, që të mbante pak më shumë presionin.

Por nuk i druhem aspak gjykimit. Nuk kam për të folur asnjëherë për gjykimin, sepse nuk është në karakterin dhe stilin tim të punës. Mendoj se ne duhet të bëjmë gjithnjë më shumë se kundërshtari, një gol më shumë se kundërshtari, për ta fituar atë ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online