Lionel Mesi ka ndërmarrë një pushim 6-mujor nga kombëtarja e Argjentinës. “Pleshti” është ankuar shpesh herë se populli dhe mediet në Argjentinë nuk e vlerësojnë atë çfarë ai ka dhënë për kombëtaren “albiceleste” gjatë 12 viteve të fundit.
Këtë mendim me pesë herë fituesin e topit të artë e ndaj dhe legjenda tjetër argjentinase, Diego Armando Maradona, i cili në një intervistë për “Clarin” tha se këshilla e tij për Mesin është të heqë dorë nga të luajturit për kombëtaren e Argjentinës.
“Do i thoja Mesit që të dorëhiqej. Në Argjentinë nëse humbasin ekipet e moshave, fajin ja vënë përsëri Mesit. Luan Boka kundër Rasingut dhe përsëri gjejnë një mënyrë të fajësojnë Mesin edhe pse ai nuk lidhje fare. Gjithmonë fajin e ka ai.”
“Do të më pëlqente nëse një ditë Mesi do të na thoshte ikni p****i, pasi ai nuk është fajtori që nuk kombëtarja nuk u shpall kampione bote në Rusi. Përfaqësuesja argjentinase ka humbur prestigjin e dikurshëm dhe populli po humbet pasionin e madh që ka pasur ndër vite për të”, përfundoi Maradona.