Të gjithë të fiksuar pas Piatek, reagon Preciozi: Është një çmenduri ta shesësh

Tetë gola në Serie A në vetëm gjashtë ndeshje të luajtura. Duke i shtuar dhe pokerin e shënuar në Kupën e Italisë përballë Leçes, Kristof Piatek është ngjitur në kuotën e 12-të golave në këtë sezon me Xhenoan. 23-vjeçari polak i ka befasuar të gjithë dhe është sulmuesi i momentit. Paraqitje të shkëlqyera dhe gola shumë të bukur.

Piatek është përshtatur në futbollin italian më shpejt sesa mendohej dhe në mënyrë të pabesueshme. Klube të mëdha europiane janë vënë në ndjekje të tij, madje flitet për një largim të sulmuesit në merkaton e janarit, por presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi, ka refuzuar në mënyrë kategorike shitjen e lojtarit, i cili ka një kontratë deri në vitin 2022 me klubin xhenovez.

Vetëm ta mendosh shitjen e Piatek është një çmenduri. Unë jam shumë i lumtur me të. E dinim që kishte cilësi të mëdha, është një talent i lindur, por nuk do të tregoja të vërtetën, nëse do të thoja që ‘E dija se do të shënonte kaq gola’. Megjithatë, mund të them që ne nuk nënshkruam direkt kontratë me të. E kam parë të luajë dhe ai është një sulmues, i cili shënoi 21 gola në kampionatin polak në sezonin e kaluar, në të gjitha llojet e mënyrave”, përfundon kreu i klubit të Xhenoas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *