“Penalltia” e Kiezës dhe VAR, Pioli: Arbitri ishte i bindur për vendimin

Polemikat midis Fiorentinës dhe Atalantës për penalltinë e Kiezës vazhdojnë dhe nuk kanë ndërmend të ndalin. 20-vjeçari simuloi në zonë, duke fituar një penallti, që u shndërrua në gol nga Veretot. Stefano Pioli, trajneri i Fiorentinës, është rikthyer të flasë për episodin në fjalë, duke insistuar në faktin që arbitri ishte i bindur në vendimin e marrë.

“Sa i përket penalltisë së Kiezës, nuk ka shumë për të thënë. Arbitri ashtu e pa, ndoshta ishte i bindur që ishte penallti dhe vendosi të mos kërkonte ndihmën e VAR-it. Ai do të ketë folur me kolegët e VAR-it dhe vendimi i tij nuk ndryshoi. Teknologjia duhet të përdoret nëse arbitri ka dyshime.”

“Në Milano protestova, sepse VAR-i nuk u përdor për të ndryshuar vendimin e arbitrit. Kieza? Unë nuk ia lejoj vetës kurrë të flas për lojtarët e ekipeve të tjera. Federiko po rritet dhe duke qenë i ri, mund të vazhdojë të përmirësohet”, përfundon trajneri i Fiorentinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online