Sasuolo doli pa pikë nga sfida kundër Milanit, pasi humbi me rezultatin 1-4. Djemtë e Gatuzos u rikthyen te fitorja, ndërsa Kevin Princ Boateng, i cili është aktivizuar më parë për tre sezone me Milanin, ka komentuar ndeshjen dhe gëzon tifozët e “Djallit” me deklaratën e bërë.
“Në pjesën e parë harruam të shënojmë gol. Më pas e pësuam në kundërsulm. Luajtëm një ndeshje të madhe në 20 minutat e para. Pashë një Milan që bëri ndeshjen perfekte.”
“Na pritën që të gabonim dhe të na godisnin me kundërsulm. Nëse luajnë gjithmonë kështu, mund të fitojnë kampionatin”, përfundon mesfushori 31-vjeçar.