Korçarët “përforcohen” para Kukësit, Hoxhaj bashkohet me grupin
Skënderbeu dhe Kukësi do të matin forcat këtë të enjte në një takim shumë interesant. Në dekadën e fundit këto dy skuadra kanë diskutuar gjithnjë vendet e para në klasifikim dhe pritshmëritë për këtë ndeshje janë të mëdha.
Vetë klubi korçar ka njoftuar ditën e sotme se skuadra është e plotë para ndeshjes me verilindorët. Me ekipin është bashkuar dhe Ardit Hoxhaj, i cili ende nuk ka debutuar në kampionat për këtë edicion, kjo për shkak të një dëmtimi që ka pasur.
Hoxhaj u rikuperua nga dëmtimi që kishte dhe zbriti në fushë në ndeshjen me Velçikun, por u dëmtua sërish, çka e detyroi që të priste ende. Vlonjati tani është gati dhe mund të ketë edhe minuta e tij në përballjen me kuksianët, megjithatë duhet të presim e të shohim.
? | “Përgatitjet anti-Kukësi”- Ekipi ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për takimin e javës së 7-të ndaj Kukësit…- Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi zhvilloi sot paradite një seancë stërvitore. Ardit Hoxhaj bashkohet me ekipin. Grupi i plotë dhe në gjëndje optimale.#ForcaUjqër ???
Gepostet von KF Skënderbeu am Montag, 1. Oktober 2018