Muriqi “ndëshkon” Fenerbahçen, Cikalleshi mungon në fitoren e Gëztepes

Vedat Muriqi ka hapur serinë e golave në fitoren 3-0 të Rizersporit ndaj Fenerbahçes. Sulmuesi i përfaqësueses kosovare ka zhbllokuar sfidën në minutën e 30-të. 24-vjeçari përdori armën e tij më të fortë, shtatlartësinë, dhe ka shënuar një gol me kokë. Në 10 minutat e ardhshme skuadra e Muriqit shënoi dhe dy gola të tjerë.

Sokol Cikalleshi nuk ka qenë i grumbulluar në fitoren 3-2 të Gëztepes ndaj Koniasporit. Klubi nga Izmiri ka konfirmuar se mungesa e sulmuesit vjen si pasojë e dëmtimit të pësuar në stërvitjen e një javë më parë.

https://twitter.com/goalradar/status/1046437380054536192

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *