Ferdinand dhe Skolls nuk kursehen: Mund të jetë sezoni më i keq në historinë e klubit!

Tema e ditës për momentin në Angli është padyshim ecuria e Mançester Junajtid dhe trajnerit të saj, Zhose Murinjo. Humbja e djeshme në fushën e Uest Hem, me shifrat 3-1 absolutisht nuk mund të kapërdihet lehtë në kampin e “djajve të kuq”.

Lidhur me këtë çështje kanë folur dy legjenda të Mançester Junajtid, siç janë Rio Ferdinand dhe Pol Skolls. Anglezët kanë reaguar ashpër ndaj faktit që Murinjo vazhdon të qëndrojë në krye të Junajtid edhe pse rezultatet janë momentalisht katastrofike. Sipas ish-lojtarëve të Junajtid, tekniku portugez duhet të shkarkohet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi sezoni mund të mbyllet akoma dhe më keq.

“Shoh lojtarë të cilët nuk punojnë mjaftueshëm. Te Mançester duhet të punosh shumë dhe të dish vlerën e klubit. Gjithsesi, unë mendoj se nuk është problemi tek lojtarët. Ka disa vendime që duhet të merren një herë e më parë. Sa vjen e po bëhet akoma më e madhe, luftërat e vogla në dhomat e zhveshjes, polemikat me lojtarët apo dhe gjërat për të cilat flasin mediat. Po bëhen jashtëzakonisht shumë. Ky mund të jetë sezoni më i keq në historinë e klubit në qoftë se nuk ndryshojnë diçka shpejt. Duhet të marrin një vendim një herë e mirë”, përfundoi Ferdinand.

Ndërkohë, gjithashtu foli dhe Pol Skolls, i cili ishte më pak i ashpër se ish-shoku i tij i skuadrës.

“Ndoshta është periudha më e keqe që kemi parë te Junajtid prej shumë kohësh. Unë do të përqendrohesha te qëndrimi para ndeshjes. Urinë dhe dëshirën e lojtarëve për të luajtur dhe fituar nuk e shikoj në asnjë moment. Për këtë fakt nuk është faji vetëm i lojtarëve, ndaj dhe drejtuesit duhet të reagojnë dhe të ndryshojnë diçka”, deklaroi Skolls.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online