Laçi arriti një fitore shumë të rëndësishme, duke triumfuar përballë Kamzës në transfertë. Shtubina shënoi golin e fitores në minutat shtesë dhe trajneri Mërgjyshi shfaqet i kënaqur në prononcimin e dhënë për “Gol pas Goli” në përfundim të ndeshjes.
Trajneri e kishte përgatitur me kujdes këtë ndeshje, duke i lënë hapësira Kamzës dhe zëvendësimet e bëra dhe ndërrimi i skemës taktike ndikoi dhe bardhezinjtë gjeten golin e fitores.
Fitorja – “Arritëm një fitore të madhe, bëmë një lojë të kujdesshme pa rrezikuar shumë. E kishim përgatitur me kujdes ndeshjen, sepse vinim nga një barazim jo i mire me Kastriotin. Pjesa e pare ishte e kujdesshme, sepse Kamza luan mire me topin. Ne pjesën e dytë i lamë hapësira kundërshtarit. Goli ishte i merituar për ne, sepse vepruam me kujdes gjatë 90-të minutave. Pjesën e dyte Kamza sulmoi më shumë, por goditem ne porte dhe uroj djemtë për fitoren.”
Duhet të besoni më shume te lojtarët e rinj? – “E vërtetë, të rinjtë kanë energji dhe skuadra mori ritëm dhe ishte me e shpejtë përpara me futjen e tyre. Ky është futbolli, Hadroi dhe Smaçi dhanë sinjale të mira. Hadroi e ka treguar më parë një gjë të tillë, por këto janë mundësitë. Megjithatë, jam i kënaqur me paraqitjet e tyre.”
E bllokuat Kamzën nga krahët, e prisnit të ndodhte kështu? – “E vërtetë, e kishim përgatitur me kujdes. Luajtëm me 4-3-3 në pjesë e parë. Xhixha dhe Shtubina kishin detyra të neutralizuan krahët e Kamzës. Në pjesën e dytë kaluam në skemën 4-2-3-1 dhe shfrytëzuam hapësirat, duke arritur të shënojmë dhe fitojmë.”