Monza dhe Pordenone kryesojnë grupin B të kategorisë së tretë italiane me nga 9 pikë të plota. Përveç garës së Formula 1, Monza po njihet dhe për faktin që është blerë nga Silvio Berluskoni me Adriano Galianin si administrator i deleguar i klubit.
Fjalët e merkatos flasin për një interesim të Monzës për brazilianin Kaka, ndërsa klubi i Pordenones ka dashur të bëjë pak humor dhe ka prezantuar në “Twitter” blerjen e re.
Nuk bëhet fjalë për një futbollist dosido, por për Ronaldinjon. “Monza telefonpn Kaka, Pordenone përgjigjet me Ronaldinjon”, komenton klubi friulan në rrjetet sociale.
E gjitha një shaka, ndërsa pritet nëntori, kur Monza dhe Pordinone do të përballen në fushën e blertë dhe do të tregojnë se kush është ekipi më i fortë.
Monza chiama (@KAKA) ?
Pordenone risponde ?#ForzaRamarri #Monza pic.twitter.com/ieQofvZFVu— Pordenone Calcio (@PordenoneCalcio) September 28, 2018