Largimi i Pogbas i paevitueshëm, situata ndryshon vetëm nëse ikën Murinjo

Raporti mes Zhoze Murinjos dhe Pol Pogbasë është shumë i tensionuar. Edhe pse kishte kohë që flitej për një ftohje raportesh gjithçka kulmoi në seancën e djeshme stërvitore kur trajneri dhe francezi debatuan jo pak. Një situatë jo e mirë, paso Pogba ka qenë kapiteni i skuadrës, por deri sot.

Vetë portugezi ka reaguar dhe ka theksuar se Pogba nuk do të jetë më kapiteni i skuadrës, të paktën për sa kohë të jetë ai trajner: “Ai (Pogba) është ani-kapiten, nuk do ta mbajë shiritin e kapitenin për sa kohë të jem unë trajner. Pogba nuk përfaqëson atë që një kapiten duhet të transmetojë tek skuadra. Duhet ta kuptojë se klubi është mbi të gjithë.” është shprehur Muroinjo.

Në konferencën e ardhshme për shtyp, sigurisht që do ta sqarojë këtë situatë në mënyrë më të detajuar. Pogba është i destinuar të largohet në janar dhe situata mund të ndryshojë vetëm nëse Murinjo largohet para tij. Për mesfushorin u përfol një mundësi transferimi që në verë drejt Barcelonës, por diçka e tillë nuk u arrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *