Nurishmi: Kemi marrë masa, uroj që policia mos të ketë nevojë të ndërhyjë

Do të jetë e para herë në histori që në një derbi mes Tiranës dhe Partizanit, në ambientet e stadiumit nuk do të ketë polici. Me ligjin e re, uniformat blu duhet të qëndrojnë jashtë stadiumeve, edhe pse në ndeshjet derbi të gjithë kanë pasur pikëpyetje nëse do të ketë siguri vetëm me stjuart.

Ka qenë shefi i sektorit të garave Lysien Nurishmi ka folur për “Supersport”, ku ka treguar se janë marrë të gjitha masat. Njëkohësisht, Nurishmi thekson se polica do të jetë jashtë stadiumit, e gatshme, që në çdo moment të futet në sektorët e tifozëve, nëse do të ketë incidente, por shpreson që kjo gjë të mos jetë e nevojshme.

“Është i pari derbi në histori që do të garantohet me stjuart. Kemi pasur një takim me klubet dhe kompaninë e sigurimit. Kemi folur për sektorët, kontrollin dhe rrugën që do të ndjekin tifozët në marshim.

Në Korçë ndeshja e nisi me incidente. Policia ka garantuar se do të jetë prezente dhe do të ndërhyrje. Shpresojmë të mos arrijmë deri aty. Edhe verë tifozët duhet të jenë të ndërgjegjshëm të sillen në mënyrën e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *