Barcelona harron humbjen, rinovon “i përjetshmi” dhe i vendos klauzolë të çmendur

Barcelona u mund në mënyrë të pabesueshme mbrëmjen e djeshme nga Leganes e vendit të fundit. Skuadra katalanase edhe pse e pa veten në avantazh qenë minutën e 12-të, pësoi dy gola në pak sekonda në fraksionin e dytë. Një humbje e rëndë, por fatmirësisht për ta kampionët e Spanjës, edhe rivali direkt Real Madridi u ndal dhe nuk e humbën kreun.

Humbja duket se është lënë pas krahëve, pasi sot ishte radha për një lajm të mirë. Serxho Buskets do të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës deri në vitin 2023. 30-vjeçari me shumë mundësi do ta mbyllë karrierën me blaugranat, duke marrë në konsideratë rinovimin e sotëm.

Buskets është formuar si futbollist tek skuadra e Barçës dhe e gjithë karriera e tij ka qenë rreth kësaj skuadre. Një besnikëri e madhe ndaj skuadrës që e bëri dhe e rriti si futbollist. Në kontratën e re, Buskets do të ketë detaje financiare të përmirësuara dhe palët kanë mbetura të kënaqura për ta vijuar këtë “martesë”.

Klauzola e largimit është vërtetë e çmendur, pasi një klub që do të kërkojë shërbimet e tij, duhet të ofrojë një shifër prej 500 milion eurosh në arakat e klubit katalanas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online