Zhgënjimi i radhës, tifozët e Romës ironizojnë ekipin: Duam një gjuajtje në portë!

Vazhdon momenti i keq i Romës, që u mposht dhe në ndeshjen kundër Bolonjës së Inzagit me rezultatin 2-0. Humbja ka sjellë reagimin dhe protestat e tifozëve, të cilët kanë shpërthyer në kritika kundër ekipit të tyre.

2500 tifozët e Romës kanë fishkëllyer ekipin në fundin e ndeshjes dhe kanë nisur koret kundër skuadrës verdhekuqe. “Shkoni të punoni” dhe “Duam një gjuajtje në portë”, ishin koret e romanistëve kundrejt paraqitjes së dobët të skuadrës.

Në mesjavë Roma pret Frozinonen, ndërsa në fundjavë do të jetë derbi i kryeqytetit kundër Lacios. Roma mban pozicionin e 13-të në renditje me vetëm pesë pikë të grumbulluara në pesë ndeshjet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online