Niko Kovaç nuk ndalet më, sepse Bajerni i tij ka fituar edhe sot 2-0 në fushën e Shalkes, me gola nga Hames Rodrigez e Levandovski në secilën pjesë lojë.
Kampionët e Gjermanisë i kanë fituar 4 ndeshjet e para të kampionatit, përveçse kanë fituar Superkupën, ndeshjen e kupës dhe ndeshjen e parë në Champions League.
Hames shënoi që në minutën e tetë, ndërsa Levandovski firmosi suksesin pas një ore lojë, nga pika e bardhë, kundër një rivali me shumë probleme dhe dukshëm inferior.
Ndërkaq, për ta bërë interesante dhe të paharrueshme sfidën mendoi Hames Rodrigez, sepse kolumbiani në fillim të pjesës së dytë humbi një rast të pabesueshëm, duke gabuar nga pak metra, me portën pa portier. Edhe për gjëra të tilla duhet talent!
James Rodriguez open goal miss costing him PB win and £1 rise ? #FootballINDEX pic.twitter.com/93ao5zNKeW
— TheIndexGaffa (@TheFantasyGaffa) September 22, 2018