Dhuroi 70 mijë euro për kurimin e 4-vjeçarit, familja zbulon identitetin e futbollistit

0

Dushan Todoroviç është fëmija katër-vjeçar, i cili vuan nga sëmundja e keqe, që ka avancuar në trupin e të voglit, por familja ka arritur të mbledhë paratë e nevojshme për të nisur luftën më kohën për shpëtimin e jetës së vogëlushit. Ai ka nisur mjekimin në një klinikë në Barcelonë dhe familja ka shkruar një letër për zyrën e redaksisë së “TV Centar”, ku zbulon donatorin anonim të 70 mijë eurove për Dushanin.

Ai është mesfushori Nemanja Matiç, i cili aktivizohet me ekipin e Mançester Junajtid. 30-vjeçari është prekur nga historia e trishtë dhe ka vendosur të paguajë shifrën e nevojshme për kurimin e Dushanit, por pa dashur të ekspozojë gjestin e tij.

Faleminderit nga zemra që jeni me ne. Situata është larg ideales, kështu që iu kërkojmë të gjithëve, pavarësisht se e kuptojmë qëllimin dhe preokupimin për të mësuar se si është Duki i vogël, që të mos na bëjnë telefonata, sepse nuk jemi në gjendje t’iu përgjigjemi të gjithëve. Për momentin ndodhemi në duar të sigurta dhe do të përdorim dhe atomin e fundit për të përmirësuar situatën e Dukit. Sot nisin terapitë dhe i lutemi zotit që të japin efektin e dëshiruar. Besojmë që dëshironi të njihni personin anonim që pagoi mjekimin e djalit tonë. Është zoti Matiç. Nemanja Matiç e falënderojmë nga zemra për këtë gjest. Për të mos bërë një renditje individuale dhe për të mos gabuar, i falënderojmë të gjithë që na kanë mbështetur. Duki ka bashkuar të gjithë njerëzit. Të dashur njerëz, të njëjtë, të ngjashëm, të ndryshëm, faleminderit dhe njëherë për gjithçka. Si prindër kemi dhe një kërkesë tjetër: duam të vazhdojmë të luftojmë për të shpëtuar jetën e Dukit në paqe dhe ky është qëllimi ynë i vetëm. Faleminderit”, përfundon letra e babait të Dushanit, Aleksandër Todoroviç.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.