Tirana nuk arrin që të marrë më shumë se një pikë në Korçë, duke barazuar 1-1 ndaj Skënderbeut. Vendosin golat e Edon Hasanit në minutën e 20-të dhe Oto Xhon vetëm pak minuta para fundit të kohës së rregullt. Shkodrani shënoi golin e parë me fanellën e Tiranës, por sulmuesi i korçarëve i hoqi gëzimin e fitores miqve me një gol në fundin e ndeshjes.
Ndeshja kishte ritëm dhe skuadrat krijuan volum që në start. Gjithsesi, duhen veçuar dy episode, kur miqtë kishin pretendime të ndryshme me gjyqtarin. Në minutën e 6-të dhe të 27-ën, Lulaj dhe më pas kapiteni Radas ndalën sulmet e kryeqytetasve në mënyrë të parregullt. Gjyqtari Kukan në të dyja rastet akordoi vetëm karton të verdhë për dy lojtarët e sipërpërmendur, edhe pse miqtë këmbëngulën se në të dyja raste u ishte hequr mundësia e shënimit të golit. Edhe Devi Bregu u ndal nga anësori në minuta e para, teksa u sinjalizua një poziicon jashtë loje shumë i dyshimtë.
Gjithsesi Edon Hasani, ishte i harruar në minutën e 20-të nga mbrojtja korçare. Daja harkoi saktë nga e djathta dhe shkodrani me kokë nuk e pati të vështirë që të shënonte me portën e boshatisur, duke shfrytëzuar dhe daljen e Teqes. Pas avantazhit, bardheblutë e menaxhuan mjaft mirë avantazhin.
Në pjesën e dytë ishin vendasit që e rritën ndjeshëm presionin, por pa mundur që të kalonin Ilion Likën. Bardheblutë në anën tjetër pretenduan për një 11-metërsh, por rrëzimi i Imamit u konsiderua simulim dhe lojtari u ndëshkua dhe me karton të verdhë.
Kur gjithçka dukej se po shkonte në favor të miqve, Oto Xhon mori përdore skuadrën duke shënuar golin e barazimit. Sulmuesi, i cili u aktivizua në pjesën e dytë me kokë mposhti Ilion likën pas një harkimi nga e djathta. Në minutat shtesë ishte teqja ai që u bë shpëtimar pasi i hoqi mundësinë e shënimit Blazhevskit.
Në fund nga një pikë për të dyja skuadrat. Tirana shkon në kotën e 5 pikëve dhe mendon për derbin në javën e ardhshme me Partizanin. Në anën tjetër Skënderbeu ruan vendin e parë, pasi arrin në kotën e 11 pikëve. Korçarët do të ndeshen me Teutën e Bledi Shkëmbit javën e ardhshme.
Kategoria Superiore – Java 5
E shtunë, më 22 shtator, ora 18:45
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Skënderbeu 1-1 Tirana
Shënues: Oto Xhon 87’/ Hasani 20′
GOLI
87’ – Oto xhona nuk gabon pas një harkimi nga e djathta duke vendosur ekuilibrin.
20’ – Aksion i bukur i Tiranës, Daja harkon nga e djathta dhe Hasani i harruar në shtyllën e dytë realizon golin e parë për bardheblutë.
FORMACIONET
Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi (Oto Xhon 78′), Lulaj (Guindo 25′), Muzaka, Demte, Gripshi (Fili 56′), Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Sambou, Arnaut, Ziko.
Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Berisha (Cake 75′), Imami, Mauexhe, Daja, Hasani (Karabeci 53′), Oduamadi (Greca 68′), Kobinas, Blazhevski. Trajner: Ze Maria. Të gatshëm: Abibi, Kërçiku, Sentamu, Ngo.
Gjyqtarë: Orlando Kuka, Denis Agaraj, Ani Koçiaj, Laver Alla.
Kartonë të verdhë: Lulaj 6′ Radas 27′, Abazi 58′, Vangjeli 76′, / Imami 57′, Doka 67′
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Myrteza Allkja