VIDEO | Mezani “ilaçi” i Luftëtarit, Teuta e dorëzuar

Luftëtari ka mundur që të marrë fitoren e parë dhe njëkohësisht dhe pikët e para për këtë kampionat. Ndonëse vetëm 2 ditë në këtyre të skuadrës Gentian Mezani arriti që ta niste me fitore aventurën e tij tek bluzinjtë. Goli i Shkurtajt në pjesën e parë dhe dy supergolat e Rapos dhe Milosavljev  i shkaktuan humbjen e dytë radhazi “Djemve të Detit”. Goli i nderit për durrsakët u shënua nga Amadu Latif, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e parë ishte pa shumë ritëm dhe me pak raste. Rastri i parë i rrekshim u kthye në gol me Shkurtajn, i cili nuk gaboi nga një goditje brenda zonës së durrsakëve. Në pjesën e dytë ritmi ishte më i lartë, por prodhoi dhe plot 3 gola të tjerë. Luftëtari edhe pse ishte në avantazh nuk e uli ritmin, duke u shpërblyer me dy supergola.

Në fillim ishte Rapo, i cili me një tentativë të befasishme mposhti Hidin. Pak minuta më vonë të njëjtën gjë beri dhe Milosavljev , por me këtë të fundit që ndoqi një aksion të gjatë. Dy gola të shpejtë dhe Teuta në tapet. Në të 77-ën, një këmbëngulja e miqve solli një 11-metërsh. Latif nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke ngushtuar diferencën.

Miqtë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes së Sibide që në minutën e 70-të. Minuta e mbetura nuk sollën asnjë rast tjetër për t’u veçuar. Me këtë sukses, Luftëtari barazon Kastriotin, por ndodhet në zonën e rënies. Teuta pëson humbjen e dytë radhazi, por ajo që shqetëson është loja e zhvilluar në takimin e sotëm.

Kategoria Superiore – Java 5

E shtunë, më 22 shtator, ora 15:45
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari 3-1 Teuta
Shënues:
Shkurtaj 37′, Rapo 59′, Milosavljev  63’/ Latif 77′

 

GOLAT

77’ – Kruja pason për Kamara, Liçaj ndërhyn nga pas dhe Jorgji akordon 11-metërsh. Latif nga pika e bardhë e penalltisë përplaset në shtyllë dhe shkon në rrjetë.

63’ – Milosavljev provon nga distanca, sërish topi përfundon në rrjetë.

59’ – Donald Rapo provon me një goditje të befasishme, topi shkon në trekëndëshin e portës së Teutës, duke dyfishuar rezultatin për Luftëtarin.

37’ – Pas një harkimi të Xheksonit, mbrojtja durrsake nuk largon, Radoviç pasoi për Shkurtajn, me sulmuesin që i pa shqetësuar shënon golin e avantazhit.

FORMACONET

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, O. Rapa, Hoxha, Xhekson (Demo 79′), Ramadani, D. Rapo, Ymeraj, Radoviç (Dunga 90′), Milosavljev (Hyseni 85′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.

Teuta: Hidi, Gjorgjievski (Gashi 86′), Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli (Kallaku 60′), Sidibe, Traore (Kruja 46′), Progni, Kamara, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Kartonë të verdhë: Rapo 60′ / Progni 53′, Bici 89′

Karton të kuq: Sidibe 70′

Gjyqtarë: Enea Jorgji.

Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Arianit Lulaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *