Prezantohet Ramadan Ndreu, do jetë numri 2 i Kukësit

Kukësi ka prezantuar Ramadan Ndreun, ndërkohë që presidenti Safet Gjici ka theksuar se e bëjnë këtë lëvizje për të ndërtuar një klub me standarde evropiane dhe që kërkon titullin kampin. “Objektivi ynë madhor është titulli kampion, të punojmë fort për këtë, ndaj po marrim edhe staf që të jemi një klub me standarde europiane”, është shprehur Gjici për faqen zyrtare.

Ndreu ka eksperiencë në futbollin tonë, pasi ka drejtuar si trajner Kastriotin, Laçin dhe Kamzën. Gjithashtu ai ka bërë edhe rolin e drejtorit sportiv dhe e di mirë se çfarë duhet në një klub futbolli.

Ai do të jetë Drejtor Menaxhimi dhe praktikisht është numri dy i Kukësit tani. Presidenti Safet Gjici nuk mund të ndjekë gjithçka ndodh në klub, pasi ka edhe obligime të tjera. Kështu do të jetë Ramadan Ndreu ai që do të organizojë punët në klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *