UEFA shpall lojtarin e javës, është një rekordmen

“Uefa Champions League” ka shpallur lojtarin më të mirë të javës së parë.  Është pikërisht 5-herë fituesi i topit të artë, Lionel Mesi, i cili me sa duket e festoi mjaft mirë vitin e tij të 18-të me Barcelonën.

Super paraqitje e “pleshtit” në debutimin në Champions për këtë sezon, 3 gola në një fitore 4-0 ndaj hollandezëve të PSV, tripleta e tetë për argjentinasin në Champions, më shumë se çdokush.

Argjentinasi mposhti konkurrencën e Milner, Pogba dhe Fekir, të cilët nga ana e tyre patën ndeshje mjaft të mira me ekipet respektive ku ata aktivizohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *