Frashëri: Jam në formën më të mirë të mundshme, Kukësi më ka mbështetur

Stivi Frashëri po kalon një moment të mirë dhe i ka lënë pas krahëve  atë nisje me probleme që pati tek Kukësi. Për “RTSH Sport” portieri ka komentuar situatën tek Kukësi, para ndeshjes me Kamzën.

SITUATA TEK KUKËSI – “Pas ndeshjeve të fundit me rezultatet që morëm dhe paraqitjen e bërë çdo gjë është më mirë tani. pas Kupave të europës patëm pak probleme. Edhe paraqitjet e mia ishin me luhatje”.

ASPEKTI PEROSNAL – “Jam në formën më të mirë të mundshme për t’i dhënë maksimumin ekipit. Ana psikologjike është gjëja më me vlerë krahas anës fizike. Te Kukësi më kanë mbajtur afër dhe më kanë mbështetur në çdo problem ose ngërçet psikologjik”.

KAMPIONATI – “Në Superiore të gjitha skuadrat janë të forta. Ajo skuadër që ti mendon se është e lehta të bën të gabosh. Ne do i marrim ndeshjet një e nga një, pasi është akoma herët dhe mund të gabosh shumë kollaj nëse ti e mendon ndeshjen e mbyllur”.

KUNDËRSHTARI I RADHËS – “Kamza është ekip për t’u vlerësuar dhe do ta kemi të vështirë”.

PËRSHTATJA ME AFRIMET E VERËS– “Jemi adaptuar shumë shpejt me njëri-tjetrin. Edhe me Cuculin merremi vesh shumë mirë, pasi edhe pse ka pak kohë me skuadrën duket sikur kemi vite që luajmë bashkë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online