Ze Maria: Nuk e mendojmë Partizanin, Karabeci duhet të presë

Trajneri i Tiranës Ze Maria ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Skënderbeun. Numri një i stolit bardheblu nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe çështjen e kapiteni Karabeci, apo dhe takimin derbi që po afron.

Trajneri brazilian e thekson se në korçë skuadra e tij do të kërkojë maksimumin edhe pse liston disa nga favoret që ka kundërshtari.

Si është gjendja e skuadrës para ndeshjes me Skënderbeun?
-Situata në skuadër dhe atmosfera është shumë e mirë, pasi me përjashtim të Hoxhallarit, pjesa tjetër e futbollistëve është e plotë. Të gjithë janë të gatshëm dhe sigurisht që shpresojmë që të vijojmë me rezultate pozitive, si në Kupë ashtu dhe në kampionat.

Kush do të jetë zëvendësuesi i Hoxhallarët?
-Imami do të zëvendësojë Hoxhallarin. Ai do të luajë në rolin e tij natyral. E vetmja pikëpyetje do të jetë se kush do të luajnë përkah Turtullit.

Do ta shohim kapitenin Karabeci këtë herë në fushë?
-Patjetër që Erando është një futbollist shumë profesionist, por për momentin duhet që të presë, ndërsa për formacionin do të kemi pak a shumë të njëjtën skuadër që luajti dhe në ndeshjen e fundit me Luftëtarin. Ishte një ekip që luajti mirë, mori fitoren dhe do të jetë pak a shumë e njëjta skuadër.

A do ju kënaqte një barazim?
-Nuk është në natyrën time që të kënaqem me barazime. Skënderbeu ka një skuadër shumë të mirë dhe janë kampionët në fuqi, ndaj duhet respektuar. Luajmë në transfertë dhe është e vështirë, por ne do të kërkojmë të marrim pikët e plota. Do kërkojmë tre pikët.

Nëse do të zgjidhnit për fitore mes Partizanit dhe Skënderbeut…
-Pse duhet të zgjedh, ne mund të marrim 6 pikë. Ne respektojmë këdo që luajmë. Ne në çdo ndeshje luajmë për fitore, nuk mendojmë barazime apo humbjet. Ne luftojmë në çdo ndeshje për të marrë fitore në çdo ndeshje.

Sa e vështirë është që të bëni zgjedhjet në sulm dhe sa vendos ndeshja me Skënderbeun për objektivat e Tiranës?
-Sa i përket të ardhmes është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi do të luajmë ndaj kampionëve në fuqi dhe ekipit që udhëheq kampionatin dhe sigurisht që jemi të motivuar. Sa për sulmin jam i lumtur për këtë problem, pasi kam shumë alternativa. Marrim si shembull nëse nuk luan Blazhevski atëherë kemi Ngo, Greca etj. Jam i lumtur pasi lojtarët e sulmit po japin më të mirën e tyre si në sulm ashtu dhe në ndeshje.

Pikët e premtuara…
-Kemi bërë një takim dhe një mbledhje me skuadrën për të vendosur objektivat dhe pikët që duhet të grumbullohen për të arritur për të arritur objektivat. Mendoj se jemi në rrugine  duhur.

Po afron derbi, ka nisur të ndihet atmosfera në kampin bardheblu?
-Kemi dhe dy ndeshje për takimin me Partizanin. Mendojmë takimin me Skënderbeun, ku do luajmë futboll, për të luftuar dhe për të fituar ndeshjen. Më pas kemi takimin me Ilirinë dhe është herët për të folur për takimin me Partizanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online