Sarri “snobon” Europa Ligën: Kompeticion i komplikuar për ekipet angleze!

Mauricio Sarri është një trajner besnik i ideve dhe parimeve të tij. Trajneri i Çelsit është i fiksuar pas një formacioni fiks dhe rrallëherë e përdor rrotacionin. Një problem tjetër për të mbetet Europa Liga. Një kompeticion që zakonisht nuk vlerësohet shumë nga klubet e mëdha.

Të luash të enjten dhe pastaj në fundjavë në kampionat është e vështirë dhe nuk të del koha për të pushuar. “Blutë e Londrës” triumfuan me golin e Uillian në Selanik përballë PAOK-ut, por ndeshja e radhës është në prag.

Aspak pushim për ekipin, që do të përballet në Premier me Uest Hemin, ditën e dielën në orën 13:00. Diçka të tillë e sqaron dhe vetë Sarri në një prononcim për “BBC”.

Për një skuadër angleze, Europa League është një kompeticion shumë i komplikuar. Në Itali, nëse luanim të enjten në Greqi, mund të kërkonim të luanim ndeshjen e radhës në kampionat ditën e hënë. Në Angli është ndryshe, sepse do të na duhet të luajmë përsëri pas 63 orësh.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin nuk është një problem i madh, sepse kemi zhvilluar gjashtë ndeshje deri tani, por në të ardhmen kjo situatë mund të bëhet problematike. Shpresoj që të kualifikohemi para dy ndeshjeve të fundit”, përfundon trajneri italian i Çelsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online