Mançester Junajtid dhe Arsenal po monitorojnë nga afër situatën e Arne Maier. 19-vjeçari luan me Hertën e Berlinit dhe aktivizohet në rolin e mesfushorit difensiv.
Majer shihet si një lojtar me potencial të madh dhe klubi gjerman nxitoi për t’i rinovuar kontratën gjatë deri në vitin 2022 gjatë muajit shkurt.
Dy klubet angleze i janë vënë pas yllit të Hertës, i cili ka zhvilluar ndeshje të plota me ekipin në këtë sezon. Ai debutoi me Gjermaninë U21 në këtë muaj në përballjet me Meksikën dhe Irlandën.
Performancat e mira me klubin kryeqytetas janë vënë re nga drejtuesit e Junajtid dhe Arsenalit, që kanë nisur garën mes tyre për të arritur marrëveshjen me lojtarin.