Ashtu siç pritej, sot në Madrid do të zbresë për të parën herë me skuadrën e Romës 19-vjeçari Nikola Zaniolo. Mesfushori i ri do të jetë përkrah De Rosit dhe Nzonzit. Një ndeshje e madhe për të në një stadium si Bernabeo pranë dy lojtarëve me shumë eksperiencë. Do të jetë një mbrëmje magjike, për ish-lojtarin e Interit.
Edicionin e shkuar Roma bëri mrekullinë dukje shkuar deri në gjysmëfinale, ku duhet përmendur se bëri një përmbysje të çmendur ndaj Barcelonës. Edhe këtë edicion italianët duan të bëjnë mirë, edhe pse kanë pasur disa largime shumë të rëndësishme si Alison apo Naingolan.
Në Grupin G, së bashku me Romën dhe Realin e Madridit janë dhe Pëlzen dhe CSKA e Moskës. Skuadra e teknikut Di Francesco nuk është në një moment aspak të mirë, pasi në tre ndeshjet e fundit nuk ka marrë asnjë fitore.