Usain Bolt mes luksit, “Shtëpia e qiellit” e gjitha për të!

Usain Bolt ka treguar më herët për pasionin e tij të madh që ka për lojën më popullore në botë, futbollin. Ai debutoi në fushë në një ndeshje miqësore, ku luante për ekipin e Stromsgodset ndaj përfaqësuese kombëtare të moshave U-19 të Norvegjisë.

Në këtë sfidë, rekordmeni mori jo pak vëmendje nga media, pasi në fanellën e tij mbante mbi shpinë numrin 9.58”, që përkonte dhe me rekordin e tij botëror në garën e 100 metrave.

Gjithsesi Bolt këtë verë kreu një transferim të bujshëm tek Sentral Koust Mariners, në kontinentin australian. Ai debutoi në një miqësore në 31 gusht ndaj amatorëve të Gosford.

Rekordmeni po përpiqet të ambientohet me jetën e tij të re në Australi dhe me sa duket po e bën në mënyrën më të mirë. Siç raportohet, Bolt po qëndron në një shtëpi luksoze, vlera e së cilës mendohet të shkojë deri ne 1.45 milionë sterlina.

32-vjeçar tashmë ka marrë me qira një vilë ne veri të Sidnejt. E njohur si “Shtëpia e qiellit”, ajo ka një xhakuzi në pjesën e jashtme, gjithashtu në shtëpi ndodhet një kuzhinë moderne që të ofron dhe pamjen e liqenit të Brisbejn, po edhe 5 dhoma gjumi, ku gjithashtu mund të akomodohen miqtë e Bolt.

Ndodhet shumë pranë stadiumit të Mariners, ku Bolt shpreson të bëhet një ndër më të preferuarit për tifozët. Deri tani duket se gjërat po shkojnë më së miri për ish-atletin nga Xhamajka, por për ta parë në një ndeshje zyrtare duhet të presim ende.

[Best_Wordpress_Gallery id=”154″ gal_title=”Vila e Bolt”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online