Luhet ndeshja e parë e javës së katërt. Në stadiumin e boshatisur të Kamzës, Klodian Duro debuton në Superiore me skuadrën nga periferia e kryeqytetit. Vendasit duan të rikthehen tek fitorja, pas dy humbjeve minimale me Partizanin dhe Transfertë në transfertë.
Në anën tjetër krutanët, po ashtu vijnë nga dy humbje, pas fitores në javën e parë në Gjirokastër.
PJESA E PARË
Është mbyllur pjesa e parë në Kamzë me rezultatin që është në favor të vendasve, pasi skuadra e Duros po triumfon 2-0 ndaj Kastriotit. Një 45 minutësh me ritëm të ulët, në një stadium të boshatisur, ku për gjatë gjithë ndeshjes nuk është aspak e vështirë për të dëgjuar indikacionet që trajnerët u japin lojtarëve të tyre.
Vendasit arritën që të kalonin në avantazh falë një goli në minutën e 13-të, ku malazezi Roloviç nuk gaboi nga fare pranë portës. Pas një aksioni t ë gjatë, Mehemti ftoi 25-vjeçarin të godiste dhe të shënonte golin e tij të parë me fanellën e Kamzës. Ngacmime pa rrezik në portat e të dyja skuadrave, pa raste të rrezikshme u regjistruan pas shënimit të golit. Vetëm 2 minuta pra fundit ishte Fukui i cili dyfishoi pas një kundërsulmi të shpejtë. Japonezi shmangu dhe portierin mik, para se ta dërgonte topin në fundin e rrjetës.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 4
E shtunë, më 15 shtator, ora 15:45
Stadiumi i Kamzës, Kamzë
KAMZA 2-0 KASTRIOTI
Shënues: Roloviç 13′, Fukui 43′
GOLI
12’ – Frashëri pason për Martinena, i cili bukur lëviz brenda zone dhe godet, por pret portieri mik. Aksioni vijon me Frashëri sërish kërkon nj nga shokët e tij të skuadrës dhe gjen Mehmetin këtë radhë, i cili pason për Roloviç i cili nuk gabon dhe shënon golin e avantazhit.
43’ – Pas një kundërsulmi të shpejtë Fukui doli i vetëm me portierin mik pas një pasimi të Plakut. Japonezi kaloi dhe gardianin e më pas me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë që të shënonte dhe golin e dytë për vendasit.
DIREKT
64′ – Kuka bëhet shpëtimtar me pritjen e tij, Mala tenotn nga distanca, por portieri mik është në lartësinë e duhur.
30′ – Husein provon me një goditje nga distanca, topi devijohet dhe humbet forcën, duke përfunduar në duart e portierit Avdyli.
16′ – Rast i rrezikshëm për miqtë, por “gardiani” Avdyli është i sigurt me ndërhyrjen e tij.
10’ – Ritëm i ulët dhe pak raste të rrezikshme nga të dyja skuadrat. Një përplasje në mesfushë mjafton që situata të tensionohet. Situata kalohet vetëm me këshillim nga gjyqtari kryesor.
1′ – NIS NDESHJA!
Formacionet
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Mehmeti, Fukui, Roloviç (Mumajesi 63′), Plaku, Martinena. Trajner: Klodian Duro. Të gatshëm: Kriev, Zisi, Peçi, Rezi, Orelesi.
Kastrioti: Kuka, Husein (Shehi 46′), Lila, Çela, Stijepoviç, Çutra (Atsina 46′), Mziu, Okebuku (Ymeri63′), Roxher, Bardhi, Marku. Trajner: Elvis Plori. Të gatshëm: Puja, Caca, Domgjoni.
Kartonë të verdhë: Mala 65’/ Okebuku 56‘, Çela 75′
Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Orgest Grabova, Emirion Sino
Delegat: Bujar Pregja