Nuk ka asnjë ditë pushim për skuadrën e Ze Marias. Skuadra ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e javës së katërt me Luftëtarin. Në njoftimin e bërë nga vetë klubi theksohet se edhe Edon Hasani, i cili u dëmtua në ndeshjen me Ilirinë ditën e djeshme ka punuar së bashku me grupin, por vijon edhe seancat e terapisë, për të qenë gati për takimin e ardhshëm.
Bardheblutë kanë vetëm 1 pikë dhe e shohin vetën në një moment aspak të mirë. Një tjetër dështim me gjirokastritët do të vine në pikëpyetje vazhdimësinë e teknikut brazilian në krye të skuadrës.
“Nuk ka pushim për skuadrën. Ekipi bardheblu pas ndeshjes së Kupës, ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Luftëtarit sfidë e cila do të luhet në “Selman Stërmasi” ditën e diel në orën 18:45”.
“Trajneri Ze Maria dhe stafi i tij kanë punuar normalisht me grupin i cili është i plotë. Edon Hasani, i dëmtuar në Kupë përballë Ilirisë është stërvitur me grupin, njëkohësisht po zhvillon terapi intensive për rikuperimin në kohë për takimin e radhës”.