Vjen një lajm i keq për Juventusin, fajin e ka Ronaldo

Gjatë viteve të fundit Juventusit ka qenë një shembull për të gjithë klubet e futbollit në aspektin e menaxhimit. “Zonja e vjetër” ka deklaruar fitime për disa vite radhazi. Por, bilanci për publikuar ditën e sotme për vitin 2017-2018 ka surprizuar shumë vetë.

Kampionët e Italisë kanë regjistruar një bilanc negativ prej 19.2 milionë eurosh, shifër kjo që ka ardhur për shkak të shpenzimeve të shumta në merkaton e vitit të kaluar, ku për lojtarë si Bernardeski, Matuidi, Kaldara, Kuadrado dhe De Shiljo u paguan shuma të konsiderueshme parash.

Por, një tjetër faktor i rëndësishëm ka qenë edhe eliminimi në fazën çerekfinale të Champions-it, ndaj Realit, ku ishte pikërisht Kristiano Ronaldo ai që i nxorri jashtë gare me një 11-metërsh në minutat e fundit, që u shoqërua me shumë polemika.

Në rast se Juventusi do të arrinte të kualifikohej ndaj spanjollëve, në arkat e klubit do të derdhen të paktën 12 milionë euro nga biletat, të drejtat televizive dhe shpërblimi i UEFA-s. Shumë kjo që do ta zbuste në mënyrë të konsiderueshme humbjen në bilancin përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *