Pushimi i përkohshëm i Lionel Mesit u mendua se do t’i jepte një mundësi të artë Paulo Dibalës për të treguar vlerat e tij në kombëtaren argjentinase. Por, trajneri i ri i 2 herë kampionëve të botës ka befasuar me zgjedhjet e tij, duke i besuar disa talenteve nga kampionati argjentinas.
Një ndër lojtarët surprizë është 19-vjeçari i River Plejtit, Eksekjel Palasios. Mesfushori i talentuar impresionoi në takimin e parë miqësor ndaj Guatemalës, ndërsa raportimet e medieve spanjolle raportojnë se tekniku Skalioni do t’i besojë atij një vend formacioni edhe për miqësore e dyta ndaj Kolumbisë.
Situata për yllin e Juventusit nuk po duket aspak e mirë këto kohët e fundit. 24-vjeçari po kalon një moment të keq edhe në Itali, ku stoli ka filluar të bëhet diçka e zakonshme për të, pasi forma e mirë e brazilian Duglas Kosta, e ka bindur trajnerin Alegri të marrë një vendim të vështirë si lënia në stol e Dibalës.