Ekskluzive/ Panuçi dhe furtuna pas ndeshjes, zbulohet arsyeja reale

Humbja në Glasgou, kundër Skocisë, ka rikthyer pesimizmin në kombëtaren shqiptare dhe trajneri Kristian Panuçi ishte qartësisht i mërzitur, aq sa edhe në intervistat pas ndeshjes e teproi, duke u treguar jashtëzakonisht i pasjellshëm.

Megjithatë, nervozizmi i trajnerit italian e kishte origjinën jo vetëm te humbja, por edhe tek një episod i ndodhur në dhomat e zhveshjes. Sport Ekspres raportoi dje se kishte pasur të bërtitura nga Panuçi në dhomat e zhveshjes, me zërin që ushtronte deri në korridore, por nuk kuptohej qartë për çfarë bëhej fjalë realisht dhe a e kishte me ndokënd në mënyrë të veçantë.

Sot zbulohet edhe arsyeja e zemërimit të Panuçit, i cili sapo mbërriti në dhomën e zhveshjes pas fishkëllimës finale, gjeti aty disa futbollistë që ishin me telefona në duar. Lojtarët më të rinj, si Manaj apo Prenga, po postimin diçka në rrjetet sociale, një modë shumë e përhapur tashmë, me futbollistët që postojnë në Instagram foto menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve.

Një skenë e tillë ka tërbuar trajnerin e kombëtares, i cili ka humbur qetësinë dhe ka shpërthyer, duke thënë ndër të tjera: “A jeni profesionistë, a çfarë jeni? Në vend që të ulni kokën dhe të respektoni rregullat, e keni mendjen tek Instagrami?”.

Qartësisht, diskutimi për ndeshjen kaloi në plan të dytë, pasi Panuçi u ndal te mungesa e disiplinës dhe moskokëçarja për humbjen, ndërkohë që nuk përjashtohet ndonjë masë e ashpër në të ardhmen, me ndonjë lojtar që nuk do të grumbullohet më.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online