Bekim Balaj ka dalë në konferencë për shtyp përpara ndeshjeve që kombëtarja e Panuçit do të zhvillojë me Izraelin dhe Skocinë për “National League”. Sulmuesi 27-vjeçar, i cili aktivizohet me ekipin e Akhmat Groznit në kampionatin rus, ndihet në formë dhe gati për të kontribuar për ekipin kombëtar. Miqësoret mbarun, ndëra tani fillojnë ndeshjet që vlejnë.
MIQËSORET – “Miqësoret ishin për të parë skuadrën, ku u panë lojtarë të rinj. Rezultatet nuk ishin të mira, por trajneri ka bërë zgjedhje të tjera. Janë kthyer lojtarët me eksperiencë. E njohim lojën e njeri-tjetrit dhe mund të them që jemi gati për dy ndeshjet e radhës. Kemi bërë lojëra të mira përpara. Nuk duhemi gjykuar nga ato dy ndeshje miqësore. Është momenti për të parë fytyrën e vërtetë dhe këto dy ndeshje janë prova e vërtetë.”
FORMA – “Kam luajtur disa ndeshje në Rusi dhe ndihem mirë. Shpresoj të jem pjesë e formacionit. Normalisht të gjithë kemi peshë në kombëtare, por kushdo që luan do të japë më të mirën. Rivaliteti ka qenë gjithmonë i lartë. Jemi lojtarët më të mirë për momentin dhe mbetet për t’u parë në fushë. Më pas është trajneri që vendos, por ne do japim më të mirën.”
SULMI ME DY – “Dy sulmues nuk i shohim të luajmë bashkë prej kohësh, pse jo këtë herë. A përshtateni me Gurin? Varet nga loja. Nëse luajmë nga krahët me krosa, do ishte mirë për ekipin, pasi do kishte dy pika referimi.”
IZRAELI – “Jemi përballur me Izraelin. Edhe ata nuk flasin me siguri, pasi e kanë parë forcën tonë. Të gjithë ekipet duan vendin e parë, edhe Skocia. Për ne është me rëndësi të harmonizohemi. Mungesa e Sadikut dhe e Roshit dihet dhe uroj të kthehen sa më shpejt”, përfundon shkodrani i sulmit të Shqipërisë.