Memushaj: Nuk duhet vetëm Lediani, Shqipëria s’ka Mesin e Ronaldon

Ledian Memushaj është rikthyer në kombëtare, teksa trajneri Kristian Panuçi e ka ftuar atë për dy ndeshjet me Skocinë dhe Izraelin. Vlonjati ka dalë para mediave dhe fillimisht është pyetur për lëvizjen e bërë këtë verë, teksa u rikthye te Peskara.

“Dëshira ishte të kthehesha te Peskara. Nuk dëgjova oferta të tjera, vendosa direkt të kthehesha. Në fillim luaja me Beneventon, pas janarit pata probleme prej faktit që doja të largohesha. Kisha edhe probleme fizike më pas”,  u shpreh mesfushori.

“Jam i kënaqur që jam rikthyer. Kemi një ndeshje shumë të vështirë, nuk do jetë si në Izrael. Ata do luajnë në mbrojtje, kurse në përpara”, shton Memushaj kur pyetet në lidhje me kundërshtarin e së premtes.

“Nuk e di akoma kush është kombëtare më e fortë. Ka shumë djem të rinj, edhe përpara kemi qenë të fortë. Duhet të kemi pak durim. Ndryshimet? Besoj nuk duhet para mosha, por kualiteti dhe forma momentale. Ka kohë për djemtë e rinj, gjëja më e rëndësishme është të shihet momenti”.

“Më ka munguar shumë kombëtarja. Miqësoren tjetër nuk erdha prej kartonit, ndërsa më pas u operova në kavilje. Uroj që të premten të jemi mirë. Shqipërisë nuk i duhet vetëm Lediani, i duhen të gjithë. Nuk kam folur me profesorin. Nuk besoj te një lojtar, në radhë të parë vjen grupi, ai bën diferencën. Nuk kemi lojtarë si Mesi dhe Ronaldo”.

“Euro 2020? I kemi cilësitë të shkojmë. Më vjen keq që nuk janë dy lojtarë si Roshi dhe Sadiku, të cilët janë të rëndësishëm për ne. Flas për aspektin njerëzor, pastaj në fushë nuk jam trajneri të them. Flas në aspektin mental të grupit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online