Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkoviç ka përzgjedhur listën me 25 lojtarë për ndeshjet ndaj Islandës dhe Anglisë. Në emrat e grumbulluar ka dhe dy debutues, njëri prej tyre me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për Albian Ajetin, vëllain e vogël të mbrojtësit të kombëtares shqiptare Arlind Ajeti.
Sulmuesi 21-vjeçar, i cili luan për Bazelin duket se e ka marrë vendimin final për të përfaqësuar Zvicrën në arenën ndërkombëtare, duke i mbyllur përfundimisht derën përfaqësuesve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Ajeti i bashkohet pjesës tjetër të futbollistëve me origjinë shqiptare te skuadrës helvete. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Armir Mehmedi, ndërsa është për t’u theksuar se nuk ka pasur ftesë për mesfushorin e Bolonës, Blerim Xhemaili, i cili vitin e ardhshëm do të mbushë 33-vjeç dhe me shumë mundësi e ka mbyllur ciklin e tij për Zvicrën.
Kader | Liste | Rosa
?: Albian Ajeti & Kevin Mbabu#SUIISL (8.9)#ENGSUI (11.9)#HoppSchwiiz #HopSuisse #ForzaSvizzera #HopSvizra ?????? pic.twitter.com/rDVD0cBx3e
— ?? Nati (@nati_sfv_asf) August 31, 2018