FOTO | Skandali, PSG i anekson Kosovën Serbisë

Franca është një ndër shtetet e para që ka njohur Republikën e Kosovës dhe pavarësinë e saj, por te klubi kampion i vendit akoma nuk e dinë këtë fakt. Ndoshta e dinë dhe kanë dashur të provokojnë, ose ndoshta kanë dashur t’iu rrisin pak “krenarinë” serbëve të Cërvena Zvezdës, që rikthehen mbas 27 vitesh në fazën e grupeve të Champions, por klubi francez ka bërë një gabim të pafalshëm.

Goglat e shortit vendosën PSG në grup me italianët e Napolit, anglezët e Liverpulit dhe serbët e Cërvena Zvezdës. Klubi francez ka postuar në faqen zyrtare në “Facebook” një foto ku tregon çdo ekip kundërshtar dhe vendin nga vijnë. Pikërisht këtu qëndron dhe problemi i madh dhe skandali i francezëve. Ata e kanë llogaritur Kosovën si pjesë të Serbisë dhe kjo dallohet qartë në pjesën e ngjyrosur për ekipin nga Serbia.

Shqiptarë nga treva të ndryshme, por dhe nga jashtë shtetit, kanë komentuar duke reaguar fuqishëm për këtë gafë të klubit francez. Shpresojmë që të jetë ashtu, por vështirë të besohet. Dikush ka vendosur të “fshijë” Kosovën nga harta dhe ka dashur ta rifusë si pjesë të Serbisë.

Një klubi futbolli nuk i lejohet të bëjë gabime të tilla dhe të merret me politikë. Aq më tepër një klub i madh si PSG, që ka një influencë të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *