Ndodh ajo që u tha sot dhe Flamurtari ka bërë një goditje: Danilo Alvesh zyrtarisht është rikthyer te kuqezinjtë dhe do të vijojë të japë kontributin e tij për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja. Një lajm i mirë edhe për trajnerin kryeqytetas, që e kishe në plane.
Me këtë lëvizje me gjasa Flamurtari e ka mbyllur merkaton. Alvesh ka mbyllur marrëveshjen me Afjet Afjonspor në Turqi dhe rikthehet te skuadra vlonjate, ku për dy vite e gjysmë ka luajtur më parë. Pak kohë larg dhe tanimë pritet të mbërrijë në Vlorë.
https://www.facebook.com/FlamurtariFaqjaZyrtare/photos/a.953187208090135/2164379610304216/?type=3&theater